Tërpeza e Poshtme bëhet me rrjet të ri të energjisë elektrike

Fshati Tërpezë e Poshtme, falë një investimi të KEDS-it dhe i përkrahur edhe nga Komuna e Malishevës, është bërë me trafo stacion  dhe rrjet energjetik të ri. Këtë investim e ka konfirmuar menaxheri i njësisë së KEDS-it në Malishevë, Dardan Krasniqi, si dhe banorët e fshatit, të cilët përmes rrjeteve sociale, i kanë falënderuar për këtë investim. Gjendja e rrjetit energjetik në këtë fshat, ka qenë jo e mirë dhe rrjedhimisht ka pasur edhe probleme me furnizim të mirë me energji elektrike.

Sipas menaxherit të njësisë së KEDS-it në Malishevë, Dardan Krasniqi, rrjeti energjetik në Tërpezë të  Poshtme, është rregulluar, si dhe është vendosur një trafo stacion i ri, dhe me këtë investim është rregulluar rrjeti energjetik në tërësi, në këtë pjesë të fshatit.

Nga ana tjetër, vet banorët e fshatit, përmes rrjeteve sociale, e kanë falënderuar kompaninë e shpërndarjes dhe mirëmbajtjes së rrjetit energjetik, KEDS, njësia në Malishevë. Banorët në veçanti e kanë falënderuar menaxherin Krasniqi, për angazhimin e tij dhe të gjithë punëtorët për rregullimin e rrjetit energjetik në fshat.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …