Kryetari Selmanaj ka pritur në takim përfaqësues të Lidhjes së Shkrimtarëve në Mërgatë

Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj ka pritur në takim nënkryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve në Mërgatë poetin z.Musa Jupolli, sekretarin organizativ poetin z.Mentor Thaqi, të cilët jetojnë në perëndim, poetin z.Murteza Osdautaj dhe prof. Adem Lushaj.

Gjatë këtij takimi kryetari Selmanaj i njoftoj të pranishmit për aktivitetet e shumta dhe  zhvillimet në komunën e Deçanit, për projekte që janë duke u implementuar në të mirë të qytetarëve në të gjitha fushat e komunës së Deçanit.

Grupi i shkrimtarëve nga Diaspora duke e përgëzuar kryetarin Selmanaj, për punën dhe angazhimin në realizimin e shumë projekteve shprehen edhe shqetësimin e tyre lidhur më ngjarjet e fundit sa i përket Demarkacionit të kufirit më Malin e Zi ku atakohet edhe komuna e Deçanit.

Gjatë këtij takimi nga kryetari Selmanaj u kërkua mbështetje institucionale që tua lejoj shfrytëzimin e një hapësire në pallatin e kulturës ,,Jusuf Gërvalla ’’ për aktivitete  kulturore dhe të rifunksionalizojnë serish pas shumë viteve Lidhjen e Krijuesve më emrin ,,Kolonia e Shkrimtarëve të Deçanit’’ e cila në vitet e 70/80-ta në kohërat më të vështira ishte e njohur jo vetëm në Kosovë por në gjithë Ballkanin për aktivitet kulturore si në poezi, prozë, pikturë etj, të cilat mbaheshin në komunë e Deçanit.

Kryetari Selmanaj shprehi gatishmërinë që të bashkëpunoi ngushtë për të rifunksionalizuar serish lidhjen e krijuesve me emrin ,,Kolonia e Shkrimtarëve të Deçanit’’.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …