Rafuna: SHBA-të kanë investuar mbi tre milion euro në Doganën e Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Lulzim Rafuna, priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie. Në takimin në mes tyre u bisedua për punën dhe të arriturat e doganës në zbatimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Me këtë rast, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Lulzim Rafuna tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar mbi tre milion euro në Doganën e Kosovës. Ai shtoi më tutje se zotëriu Greg Delawie nuk është vetëm ambasador i SHBA-ve në Kosovë por është edhe mik i doganës. Ndërkohë, ambasadori Greg Delawie vlerësoi lartë punën e bërë nga Dogana e Kosovës në zbatimin e ligjit dhe premtoi mbështetje të mëtutjeshme për këtë institucion.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …