Kryetari Selmanaj nënshkruan 3 Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projekteve në Komunën e Deçanit

Në Prishtinë, kryetari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj ka nënshkruar 3 Marrëveshje Mirëkuptimi për Bashkëfinancim të projekteve në komunën e Deçanit.

Këto tri Marrëveshje janë nënshkruara mes kryetarit Selmanaj dhe Ministrin te MMPH-së, Ferat Shala dhe kanë të bëjnë për këto projekte:

  1. Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit ,,Ujësjellësi për 10 fshatra dhe kyçja në burime të reja vera investive 100.000€.

  2. Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit ,,Ndërtimi i Kanalizimit në Deçan (Faza II dhe III ) në vlerë prej 160.000€.

  3. Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancim te projektit Rregullimi i hapësirës gjelbëruese te Verrat e Llukës-Deçan në vlerë prej 100.000 euro plus 80.000 në rishikim të buxhetit!

Me këtë rast kryetari Selmanaj bëri të ditur se rregullimi i hapësirës gjelbëruese të Verrat e Llukës do të përmbyllet jo më larg se në maj të këtij viti, ndërsa vlera investive në këto tri projekte kapë shifrën rreth 4 milion euro, të financuara nga komuna e Deçanit dhe MMPH-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …