Zëvendësministri Hoti takon klubin futbollistik “2 Korriku” në Gjermani

Në kuadër të takimeve që i ka pasur me mërgatën shqiptare në Gjermani, zëvendësministri i MKRS-së, Rexhep Hoti ka takuar edhe klubin futbollistik shqiptar “2 Korriku” në Saurland të North Rhine-Westphalia.

Klubi është formuar në vitin 1991 dhe është pjesë e Kreisligës B Arnsberg dhe të gjithë lojtarët janë shqiptarë.

Zëvendësministri Hoti është takuar me futbollistët dhe kryetarin e klubit, Zenel Kryeziun i cili e ka njoftuar zëvendësministrin rreth punës dhe sukseseve të ekipit.

Zëvendësministri ka vlerësuar lartë angazhimin e lojtarëve dhe kryetarit Kryeziu i ka thënë se ky ekip dëshmon më së miri se Kosova ka talent të çmuar të sportit të cilët meritojnë të arrijnë majat e suksesit në arenën ndërkombëtare, falë talentit të madh.

Kurse, kryetari Kryeziu e ka falënderuar Hotin për vizitën dhe ka thënë se mbeten të përkushtuar për të dëshmuar se sportistët shqiptarë e meritojnë të shfaqin talentin e tyre edhe në arenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …