Kryetari i Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu me bashkëpunëtor ka pritur në takim Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka. Në këtë takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Junikut. Kryetari Shehu e ka njoftuar Ministrin Damka për nevojën e Junikut për investime dhe përkrahje qeveritare. Njëkohësisht, ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në funksion të realizimit të projekteve me interes për qytetarët e Junikut. Me këtë rast Kryetari Shehu ka diskutuar edhe për disa projekte ideore, për të cilat Ministri Damka ka ofruar përkrahjen e tij në parim.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
