Kryetari Shehu ka vizituar nxënësit dhe personelin e gjimnazit “Kuvendi i Junikut”

Kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi Shehu ka vizituar nxënësit dhe personelin e gjimnazit “Kuvendi i Junikut” si dhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Edmond Hoxha” në Junik. Me këtë rast ai ka shpërndarë disa dhurata simbolike për nxënësit si dhe ju ka uruar atyre vitin e ri 2022. Kryetari Shehu është shprehur se sistemi arsimor është themeli i zhvillimit tonë, ndërsa fëmijët janë e ardhmja. Prandaj ai konfirmoi se Komuna e Junikut ka si prioritet kryesor zhvillimin e sistemit arsimor dhe përkrahjen e të rinjve pa dallim.

Fotografia e Komuna Junik

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …