Brickos

Kryetari Shehu priti në takim përfaqësues nga Ministria e Industrisë, ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi Shehu me bashkëpunëtor, priti në takim  Arain Krasniqi, zyrtar i lartë për standarde dhe cilësi të turizmit, znj. Lindita Rashica zyrtare për hulumtime dhe analiza te turizmit nga Ministria e Industrisë, ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Kryetari Shehu njoftoj zyrtaret nga ministria ne lidhje me potencialin e madh që ka Juniku në sferën e turizmit. Duke theksuar bjeshkën e Gjeravices si njërin nga potencialet kryesore për zhvillimin e turizmit në Junik, si dhe fshatrat Gjocaj dhe Jasiq. Ndërsa z. Arain Krasniqi njoftoj kryetarin për bashkërendimin e aktiviteteve të radhës ndërmjet Ministria e Industrisë, ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe komunës se Junikut për identifikimin e zonave me prioritet të larte për turizëm duke premtuar përkrahje nga dikasteri i tij. Drejtoresha e Zhvillimit ekonomik znj. Gentiana Tofaj njoftoj mbi gjendjen e turisteve te cilët frekuentojnë komunën tonë, ku përafërsisht 6000 turist vizitojnë Junikun gjate një viti. Ndërsa drejtori i urbanizmit z. Zenun Shala njoftoj mbi aktivitetet turistike që do të mbahen këtë vit si Ditët e Gjeravicës , Dita e Gështenjës, Dita e Zhdjergave. znj. Lindita Rashica njoftoj zyrtaret komunal se tash është lansuar web portali ku ne si komunë mund ti publikojmë aktivitete dhe zonat turistike e cilat gjenden  në komunën e Junikut, që turistet të kenë mundësi të orientohen më lehtë për vendet turistike të  Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …