Kryetari Smajl Latifi edhe këtë të enjte takon qytetarët

Për të qëndruar sa më afër brengave dhe halleve të qytetarëve, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi si çdo të enjte priti në zyrën e tij  qytetarë të shumtë.

Takimet zhvillohen drejtpërdrejt me Kryetarin dhe qytetarët paraqesin kërkesat e tyre  të natyrave të ndryshme, duke filluar nga nevojat social-ekonomike, shëndetësore deri te ato infrastrukturore.

Takime të tilla do të vazhdojnë çdo të enjte!, thuhet në njoftimin e Zyrës për marrëdhënie me publikun të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Nxënësit e Gjimnazit “Hamdit Berisha” për katër projekte hyjnë në garë mes 40 shkollave në nivel të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati priti në një takim Mirushe Krasniqi – Buzhala, …