Kryetari Sokol Haliti, i uron qytetaret e komunës së Vitisë, 31 vjetorin e Shpalljes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik

“Dita e 7 Shtatorit të vitit 1990, ka hyrë në historinë më të re të Kosovës, si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit. Këto dy akte, iu paraprinë proceseve tjera deri në pavarësimin e plotë të vendit. Me këtë rast, kujtojmë angazhimin dhe sakrificën e të gjithë atyre që vepruan për lirinë e Kosovës. Tani kur Kosova është e pavarur, e njohur ndërkombëtarisht dhe kur ka bërë zhvillime të gjithanshme, kujtojmë me respekt edhe delegatët e Kushtetutës së Kaçanikut, të cilët dhanë kontribut të çmuar, duke marrë barrën historike në kohë të vështira nëpër të cilat po kalonim si shoqëri”, thuhet në urimin e Kryetari të Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti, drejtuar qytetarëve vitias në 31-vjetorin e Shpalljes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …