Brickos

D4D: Lansimi i punimit  “Kosto e Pabarazisë: Financimi i Fushatës Zgjedhore së Grave Kandidate”  

D4D: Lansimi i punimit  “Kosto e Pabarazisë: Financimi i Fushatës Zgjedhore së Grave Kandidate”  

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) lansoi punimin “Kosto e Pabarazisë: Financimi i Fushatës Zgjedhore së Grave Kandidate”, ku u prezantuan të gjeturat rreth mungesës së mbështetjes financiare për fushatë zgjedhore të grave kandidate për deputete në ulëset parlamentare.

Të gjeturat e hulumtimit tregojnë se  75% e të anketuarave nuk marrin asnjë mbulim financiar për derivate të veturave përgjatë udhëtimeve në kohë fushate, dhe vetëm 25% e grave kanë qasje në veturat e subjekteve politike për t’i shfrytëzuar për takimet gjatë fushatës zgjedhore. 75% e të anketuarave ndjehen të diskriminuara brenda subjekteve politike në procesin e ndarjes së resurseve humane dhe financiare gjatë fushatës zgjedhore.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbot, theksoi se kësaj radhe janë vetëm 13 kandidate prej 167 në total në listën e kandidatëve për kryetar të komunave, kjo tregon qartë se duhet bërë më shumë në këtë aspekt ashtu sikurse ky raport e bënë të qartë, ‘Partitë Politike dhe institucionet e Kosovës kanë shumë punë për të bërë me theks të veçantë në financimin e fushatave zgjedhore’. Shpresoj që ky raport të ju shërbej për tu informuar sesi fushatat e kandidatëve të financuara dhe si partitë avokojnë resurset financiare për kandidatet gra.

Drejtorja e D4D, Rrezarta Delibashzade Krasniqi, u ka bërë thirrje subjekteve politike që të hartojnë rregullore të brendshme për ndarje të barabartë buxhetore, të ketë hapësirë të barabartë në fushatë, përfaqësim edhe më shumë të grave, në fushatë zgjedhore, në debate publike si dhe në media dhe përfaqësim të barabartë në listat zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme, si dhe qytetareve, qe te votojnë me shume gra ne këto zgjedhje

Nga diskutimi i zhvilluar mes penalistëve kishte dakordim se financimi i grave për fushatë zgjedhore është njëra nga çështjet e kompleksitetit tonë si shoqëri mirëpo kjo nuk është arsye që të stepemi  edhe ta pranojmë se është vetëm një trend global. Deri me tani mbështetja financiare e grave është dhe mbetet simbolike. Shumë pak gra kemi pa që kanë edhe shtabe zgjedhore qoftë në nivelin qendror po ashtu edhe ato lokale. Në mendësinë që e kemi si shoqëri bindjen ndaj qytetarëve e kanë më të vështirë. Andaj qasja e grave është shumë më e vështirë e duhet theksuar po ashtu edhe ato mbështetjen familjare e që shumica prej tyre nuk e kanë edhe këtë mbështetje. Andaj ne kemi nevojë për ndryshim të legjislacionit që e bëjnë një raportim më ndryshe.


Rekomandimet për subjektet:

Vullnet të rritur brenda subjekteve për pjesëmarrje substantive të grave në procese zgjedhore, duke siguruar kushte të përshtatshme për zhvillim të fushatës zgjedhore të grave kandidate, duke rritur financimin e fushatës, dhe krijim të hapësirës për paraqitje të shtuara mediale për to.

Të sigurohet financimi i njësive të organizimit të grave brenda subjekteve politike, në përputhje me Ligjin për Financim të Subjekteve Politike. Mjetet e ndara për këto forume mund të përdoren për trajnime për fuqizim politik të grave, komunikim politik, si dhe për nevoja të fushatës zgjedhore të grave kandidate.

Subjektet politike të bëjnë studime cilësore për pengesat kryesore në rrugëtimin politik të grave kandidate për zgjedhje. Kuptimi i nevojave, pritoriteve, dhe kërkesave kryesore të grave në procese zgjedhore, dhe krijimi i kushteve për përmirësim të situatës, rrit motivimin e grave për pjesëmarrje politike dhe ndikon në zgjedhshmërinë e tyre në proces zgjedhor.

Të krijojnë mekanizma dhe rregullore të brendshme që sigurojnë ndarjen e buxhetit dhe resurseve, me fokus të veçantë në mbështetjet për paraqitjet mediale, të subjektit politik në mënyrë të barabartë për gra dhe burra.

Publikimi i detajizuar dhe brenda afatave i deklarimeve financiare të fushatave elektorale.

Për politikëbërësit:

Të bëhet analizë gjinore e Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, duke u siguruar që provizionet ligjore të këtij ligji nuk janë neutrale për gjini, dhe marrin parasysh nevojat dhe kërkesat e grave në procese zgjedhore.

Të mirren parasysh norma të reja ligjore për financimin e grave kandidate në zgjedhje të përgjithshme dhe lokale, në mënyrë që të tejkalohen sfidat financiare të grave për pjesëmarrje në procese zgjedhore.

Të ndërmerret harmonizimi i Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, Ligjit për Zgjedhje Lokale, Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, me Ligjin për Barazi Gjinore për garantimin e pjesëmarrjes së barabartë të grave në politikë. Të krijohen norma ligjore që sanksionojnë mosrespektimin e Ligjit për Barazi Gjinore në instancat e tjera normative.

Sinqerisht,

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D)

Blerinë Ukshini

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …