Kryetari Suma priti në takim Alan Brown Programi Mbështetës për Ujësjellës dhe Kanalizime në Zonat Rurale Faza e VI-të

Çështja e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e Hanit të Elezit që furnizohen nga Sistemi i Furnizimit me Ujë të Pijshëm nga fshati Dimcë, ishte tema e takimit të kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma me Alan Brown (Udhëheqës i Ekipit të Programit RWSSP Faza VI) “Programi Mbështetës për Ujësjellës dhe Kanalizime në Zonat Rurale Faza e VI-të, Valdet Syla (KRU Bifurkacioni Ferizaj) dhe Abedin Azizi (Inxhinier i Projektit). Për kryetarin e komunës Rufki Suma furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e komunës së Hanit të Elezit është vendosur si projekt numër një, mirëpo pavarësisht shumë angazhimeve të Programit Mbështetës për Ujësjellës dhe Kanalizime në Zonat Rurale Faza e VI-të ky projekt ende ka mbetur i pa realizuar në pjesën e Sistemit të Furnizimit me Ujë të Pijshëm nga fshati Dimcë. Në këtë drejtim  Abedin Azizi (Inxhinier i Projektit) i angazhuar nga Programi RWSSP Faza VI për të bërë një analizë të gjendjes ekzistuese para pjesëmarrësve në takim prezantoi të gjeturat dhe me propozime konkrete elaboroi zgjedhjet më të mira të mundshme për këtë projekt. Palët u pajtuan që bazuar në këtë analizë të hartohet edhe projekti konkret si dhe korniza financiare në mënyrë që në afatin sa më të shkurtë të nënshkruhet Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit, “Programit Mbështetës për Ujësjellës dhe Kanalizime në Zonat Rurale Faza e VI-të e cila financohet nga Qeveria Zvicerane dhe KRU “Bifurkacioni” për realizimin e këtij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …