Brickos

Kryetari Suma priti në takim Halim Hyseni, ekspert i arsimit dhe Drejtor i Qendrës për Avancimin e Performancës në Arsim (QPA)

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Refki Suma priti në takim Halim Hyseni, ekspert i arsimit dhe Drejtor i Qendrës për Avancimin e Performancës në Arsim (QPA).  Kryetari Suma dhe Hyseni biseduan lidhur me gjendjen në arsim për të cilën që të dy u pajtuan se bazuar në raportet zyrtare, rezultatet në këtë sektorë nuk janë të mira përkundër shumë investimeve dhe shumë programeve dhe kurikulave të cilat janë implementuar nga paslufta e këndej.

Në takim ku ishin prezent edhe nënkryetari Mallzum Qajani dhe Menduh Vlashi Drejtori i DKA-së, Halim Hyseni, Drejtori i Qendrës për Avancimin e Performancës në Arsim i njoftoi udhëheqësit komunal se kjo qendër ofron trajnime për aftësimin e drejtorëve sipas konceptit të shkollës së shekullit 21.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …