kek
MIT
Airport Adem Jashari
tv dielli
Fillimi / Analiza / RKL: Qarqet pro serbe dhe disa jugo-medie në Kosovë po nxisin fushatë vëllavrasëse kundër Shqipërisë
RKL: Dhjetë vjet pavarësi në rrugëtimin një hap para dy hapa prapa

RKL: Qarqet pro serbe dhe disa jugo-medie në Kosovë po nxisin fushatë vëllavrasëse kundër Shqipërisë

Po të lexosh me vëmendje shkrimet në disa medie si dhe debatet në disa TV mercenare, të cilat financohen nga mafiozët e krimit, në Kosovë,  madje edhe të tillë që kurrë nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre, as ka çka iu bën regjimi “kukull” në Kosovë, pavarësisht kush e udhëheq atë,  shihet fare qartë kërkesa për sulm masiv kundër Qeverisë Rama dhe shumicës parlamentare në Shqipëri. Kjo fushatë antikombëtare  e qarqeve pro serbe në Kosovë e mbështetur fuqishëm nga Salih Berisha, Lulzim Basha e sidomos nga Ilir Meta, do të shpërfaqet në mënyrë të çmendur  në mitingun që ka thirrur, kryetari që përfaqëson opozitën  e dhunshme dhe zjarrvënësi  i institucioneve  në Shqipëri,  Ilir Meta, për datën 2 mars, në Tiranë.

Këto qarqe kanë për qëllim ndarjen e Shqipërisë në Jug Veri, meqë sipas tyre, “Veriu i Sali Berishës” me Kosovën bashkë mund ta marrë qeverisjen e përhershme në Shqipëri. Çuditërisht kohëve të fundit disa politikanë me ndikim janë në kontakt të përhershëm me Sali Berishën, Lulzim Bashën, Monikën e Ilirit dhe vetë Ilirin si dhe me qarqet e mbetjet mercenare të Ballit e përgjithësisht të forcave të demaskuara e të degraduara të mbetjeve fashiste e naziste, në Shqipëri. Këto forca, me tolerancën mendjelehtë të Edi Ramës, kanë ngritur në Tiranë shtatorët e mercenarëve. Në Tiranë shtrihet gjerë e gjatë shtatorja e  Ahmet Zogut vrasësit të Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit, Bajram Currit, Avni Rrustemit, Elez Isufit e shumë të tjerëve.  Pse të mos kërkojnë këta mercenarë ta sjellin edhe shtatoren e Musolinit apo të Hitlerit. Për t’ ua ngopur orekset  kryeministri mendjelehtë, frikacak  dhe i shpërfytyruar kombëtarisht,  Edi Rama u ka sjellë edhe Mit-hat Frashërin, por këta kërkojnë edhe më shumë. Këta janë ata që e duan një Shqipëri ndryshe nga kjo që është tani, në Shqipëri të ndarë në jug veri, për oreksin e Salih Berishës, agjentit me kodin “Bisturia” të Shërbimit sektet të ish RSFJ-së.

Shikoni si kishte shkruar dikur për Ramush Haradinaj  ky Salo Berisha, të cilin Ramushi  ynë i mirë dhe i dashur e përqafon  dhe e konsideron, vëlla.

“Sali Berisha e akuzonte Ramush Haradinaj si kriminel lufte dhe mua më akuzonte si njeri që kisha bashkëpunuar me kriminelët e luftës”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve, në një dëshmi të saj”.

Të shohim se çka ka shkruar dhe ka dëshmuar për Sali Berishën kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi,   dhe Ardian Hoxha, lidhur me zhdukjen e babait të tij, Remzi Hoxha, për shkak se kishte zbuluar takimin Berisha, Milosheviq, Gligorov.

Vëzhgimi i Remzi Hoxhës, është lidhur me një takim të mundshëm mes presidentit shqiptar të kohës, pak para fillimit të luftës,  Sali Berisha, presidentit serb Slobodan Millosheviq dhe atij maqedonas,  Kiro Gligorov. Ajo që flitet prej afro tri dekadash është se Remzi Hoxha i ka filmuar, por prova për zhvillimin e takimit nuk janë zbuluar kurrë.

I vetmi për të cilin thuhet se kishte informacione të sakta lidhur me këtë episod ishte gazetar.i Ali Uka.

Ai, do të masakrohej në apartamentin ku jetonte në Tiranë në rrethana të mistershme.

“Sipas Ali Ukës që fliste hapur në atë kohë me mua, arsyeja e vrasjes ishte ajo se Remzi Hoxha kishte arritur të siguronte një dëshmi, video incizim të një takimi të fshehtë mes Sali Berishës dhe Slobodan Millosheviqit dhe Gligorovit në Ohër. Mendoj se dy njerëz e kanë pasur atë video, Azem Hajdari dhe Ali Uka, asnjëri prej tyre nuk jeton, dhe këtë mund ta thotë vetëm, Sali Berisha se ku ndodhet”, tregon ish–Udhëheqësi Politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, në Top Channel.

Ardian Hoxha sqaron se çka kishte ndodhur “Në një nga udhëtimet që babi kishte bërë me Shefqet Maliqin dhe Basri Zukën, në kuadër të sindikatës, në të kthyer nga Tushëmishti për në Shën Naum. Me të mbërritur në kufi, polici u thotë që duhet të shkonin nga ana tjetër, nga Qafë Thana pasi kufiri ishte mbyllur. Në të kthyer i ndalon një polic civil dhe u thotë që duhet të ndaloni derisa të kalojë konvoji i presidentit. Në lajmet kryesore del si informacion që Slobodan Millosheviq takohet me Gligorovin në Shën Naum. Në të njëjtën kohë e bëjnë lidhjen që edhe Berisha paska shkuar në atë takim”, tregon Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës. Pra, sipas. Hashim  Thaçit, Remziu dhe dy miqtë e tij, ishin shkëmbyer me eskortën e presidentit Berisha pranë pikës kufitare me Maqedoninë,  në të njëjtën ditë kur u zhvillua takimi Millosheviq-Gligorov,  fare pak kilometra më larg.

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbërthyer të gjitha prapaskenat që ndodhnin me politikën, gjatë kohës kur u zhduk Remzi Hoxha. Ai lëshon akuza të forta ndaj ish–presidentit shqiptar të asaj kohe, Sali Berisha.

“Sipas Aliut, dhe dëshmisë që kishte siguruar në atë periudhë, ishin diskutuar dy çështje apo ishin vendosur. E para ishte marrëveshja trepalëshe Berisha-Millosheviq-Gligorov për vijimin e kontrabandës. E dyta ishte marrëveshje Millosheviq- Berisha, bilateral, shitblerje e armëve nga Shqipëria për Jugosllavinë për njësitet ushtarake e paraushtarake në Kroaci e Bosnje, por edhe njësi tjera që qëndronin të gatshme për të kryer spastrim etnik, edhe në Kosovë që ndodhi më vonë”, tregon Hashim Thaçi, në emisionin Top Story në Top Channel.

Basri Zuka, Sekretari i Shoqatës që drejtonte Remziu, i dërgon një letër Ibrahim Rugovës ku e informon lidhur me sa ata ishin dëshmitarë, duke i shprehur dyshimet e veta.

“Rugova e pyet Berishën, i thotë: ‘A është e vërtetë kjo që flitet apo jo?’ Berishës i bie në vesh që Remzi Hoxha e ditka këtë fakt dhe na paska përcjellë”, tregon Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës. “Sipas Aliut gjithmonë një dëshmi e tillë kishte përfunduar në duart e Azem Hajdarit. E, ai në atë kohë shantazhonte presidentin Berisha. Raportet ishin aq të acaruara sa e çuan në përplasje, ndoshta edhe me pasoja për Azemin më vonë”, rrëfen ish – udhëheqësi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi.

Për të fshehur këto krime dhe krimet ekonomike nga frika e Vetingut që aq shumë po e përkrahin amerikanët,  Sali Berisha, Ilir Meta dhe disa politikanë mendjelehtë në Kosovë janë vënë në binar të Berishës, për qëllimet e tij të errëta, por kurrë deri sot të dobi të kombit, apo të Shqipërisë.

Kjo ”filozofi” mercenare, apo propagandë e deplasuar thirret gjoja të lidhjet e fshehta të Edi Ramës me Beogradin dhe përpjekjet që ia po bëka për ta shitur Kosovën, madje me miliardë euro, edhe pse Kosova është shtet i pavarur qe 12 vjet dhe nuk e shet dot askush, por me mendjelehtësi mund ta dëmtojë shumë. Pastaj me krijimin e minishengenit pa e pyetur Kosovën, sikur i shtrembërojnë faktet, si dhe qëndrimin r quajtur “diktator” të Edi Ramës ndaj medieve, meqë ka miratuar ligjin anti-shpifje.  Këta dhe të tillë askund nuk përmendin demonstratat e dhunshme dhe zjarrëvënëse të opozitës, e cila u kishte vënë  zjarrin institucioneve, por  ishte tërhequr  si pulë e lagur pas qëndrimit të fortë amerikan, gjatë vitit të kaluar në Shqipëri.

Kjo klasë mercenare, antishqiptare, nuk përmend vetingun, nuk përmend veprime që shkelin  kushtetutën nga Ilir Meta dhe opozita por janë lëshuar në një luftë të egër,  propaganduese, meqë Serbia e Rusia ka  paguar shumë shtrenjtë ta kthejë Shqipërinë edhe njëherë në vitin 1997 e Kosovën para 11 qershorit të vitit 1999, në mënyrë që trojet shqiptare të kthehen sërish në një protektorat të OKB-së ose të BE-së.

Po cilët janë këta mercenarë, kush i paguan dhe cili është qëllimi i tyre final?

Më të zëshmit në këtë propagandë antishqiptare janë bijë e bijat e ish zyrtarëve policorë të ish regjimeve titiste, rankoviqiste e milosheviqiane. Janë pastaj disa politikanë miopë,  të cilët duke dështuar ta qeverisin vendin lëshohen në aventura të rrezikshme për të ardhur sërish në pushtet. Janë ata që ftojnë hapur para medieve që të marrin kallashët dhe ta rrëzojnë Edi Ramën për ta postuar Ilir Metën e Sali Berishën.

Ata e dinë fare mirë se afera e minishengenit, është vetëm një ide dhe nuk është as projekt. Kështu ka thënë edhe kundërshtari i idesë, kryeministri.  Albin Kurti. Këta e  dinë se minishengeni nuk  do të bëhet kurrë  por u shërben,  për të thënë pastaj se  do të kishte ndodhur gjithsesi minishengeni, por ne e kemi stopuar, sikur zakonisht  veprojnë e  thonë hipokritet.  Të tjerë që nuk janë hipokritë por mendjelehtë dhe të manipuluar thonë se Kosova do të ishte ndarë,  por ne e stopuam, por nuk ua mbanë të shkojnë në veriun  e Kosovës, të mbajnë fjalime për t’ u bindur se kush sundon atje, Qeveria e Prishtinës, apo ajo e Beogradit.

Këta që sot po i japin zjarre  thellimit të përçarjes në Shqipëri, jo vetëm që paguhen me milionë euro, por synojnë të mbjellin sa më shumë mjegull, për të mos lejuar të hetohen politikanët kriminel për krimet politike, ekonomike, sociale, për korrupsionin e tyre në të gjitha fushat madje edhe në  ato mendore e morale.

Këta horra kanë harruar se të gjitha përpjekjet e tilla mercenare kanë mbaruar në hendek, por kur shohin në Tiranë të valojë hijet dhe politikanët e ADN-së, së Ahmet Zogut, Esad Toptanit, Xhafer Devës e mercenarëve të tjerë joshen me veprat e tyre dhe i vërsulen Shqipërisë si Don Kishoti dikur kundër mullinjve të erës.

Fryme mercenare zogiste e  mbështetur te Nikolla Pashqi, i cili kishte përgjakur Kosovën e trojet tona prej vitit 1912 deri në vitin 1941, duke vrarë më shumë se 400 mijë shqiptarë, fryma titiste e rankoviqiste, e cila ka pasur shumë mercenarë kudo në Kosovë. në  Shqipëri e në trojet tona bashkëpunimi i Sali Berishës  me Milosheviqin,  në thyerjen e bllokadës së naftës ndaj  makinerisë  së krimit të Milosheviqit, është ajo  fryma e zezë e mbytëse që del  si kanceri, nga mushkëritë e disa pjesëve të mercenarëve   shqiptarë dje sot e me siguri edhe nesër…

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Tafilaj: Letër e hapur drejtuar LËVIZJES VETËVENDOSJE dhe LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

NDRYSHIMI ËSHTË PROCES. LVV DHE LDK, DUHET TË BASHKËQEVERISIN. Skena politike e Kosovës, pas rrëzimit ...