Kryetari Suma, takim me zyrtarë nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim pune Bekim Podrimqaku dhe Kujtim Bytyqi nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës. Kryetari Suma dhe mysafirët biseduan lidhur me Strategjinë për Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm 2015-2020 dhe Planin e Veprimit. Plani i Veprimit është projektuar për të zbatuar objektivat strategjike përmes aktiviteteve specifike dhe konkrete për Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm e cila është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në shtator të vitit 2015. U biseduan përgjegjësit e parapara në Planin e Punës për vitin 2018 në zbatimin e Planit te Veprimit në Komunat e ndryshme në Kosovë duke shkëmbyer informatat nga ana e Sekretariatit në lidhje me zbatimin e Strategjisë dhe Planin e Veprimit, rolin dhe përgjegjësitë e nivelit lokal sa i përket zbatimit të aktiviteteve në Planin e Veprimit, informim i dyanshëm në lidhje me aktivitetet dhe projektet që zhvillohen dhe që do të zhvillohen nga niveli lokal si dhe vazhdimin e bashkëpunimit të nivelit lokal dhe atij qendror në lidhje me zbatimin sa më efikas të Strategjisë dhe Planin e Veprimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …