Kryetari Svarqa po qëndron në Vjenë

Sot në Vjenë të Austrisë ka filluar punën konferenca ndërkombëtare, e organizuar nga BE, për ndikimin e decentralizimit në shërbimet sociale. Në këtë konferencë po marrin pjesë kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, udhëheqësi i departamentit për politika sociale Muhamet Gjocaj dhe përfaqësuesi i Terre des Hommes, Kushtrim Ilazi. Delegacionin e Kosovës e udhëheq zëvendësministrja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj. Komuna e Ferizajt është përzgjedhur nga Bashkimi Evropian që të marrë pjesë në këtë konferencë, për shkak të politikave të suksesshme sociale. Konferenca vazhdon edhe nesër.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …