Të mërkurën nis festivali i folklorit “Anadrinia Jehon 2016”

Në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit, të mërkurën me 11 maj në ora 19:00, nis festivali i folklorit “Anadrinia Jehon 2016”, edicioni i 15-të.

Sipas komisionit të formuar nga ana e kryetarit për organizimin e festivalit, në festival pritet që të marrin pjesë rreth 18 grupe artistike, asamble shoqëri kulturore artistike e grupe rapsodësh me rreth 600 artistë nga mbarë trevat shqiptare, për tri net sa do të zgjasë festivali. Gjatë tri netëve të festivalit,  do të shpalosin programin e tyre garues në përpjekje për t’u stolisur me ndonjërin nga 18 çmimet e festivalit “Anadrinia Jehon 2016”.

Xhafer Bytyqi, drejtor i festivalit thotë  se përveç grupeve artistike, në përfundim të secilës mbrëmje garuese, enkas për kënaqësinë e publikut të mrekullueshëm të festivalit “Anadrinia Jehon 2016” do të këndojnë emra të njohur të estradës shqiptare.

Komisioni i cili është formua për të organizuar festivalin “Anadrinia Jehon 2016” , ka përgatitur agjendën e festivalit:

NATA E PARË

  1. SHKA “ANADRINI”, DEJNË / RAHOVEC

  2. SHKA “RAHOVECI”, RAHOVEC

  3. SHKA “SHQIPONJA”, SARAJË / SHKUP

  4. SHKA “ARDHMËRIA”, GJAKOVË

  5. SHKA “SEZAI SUROI”, BELLOBRAD / DRAGASH

NATA E DYTË

  1. SHKA “JOSIP RELA”, PODUJEVË

  2. SHKA “SHOTË GALICA”, DRENAS

  3. GRUPI I RAPSODËVE, SKENDERAJ

  4. GRUPI I RAPSODËVE, MALISHEVË

  5. RAPSODI GANI DEMOLLI, PRISHTINË

  6. SHKA “MUHARREM E XHEVAT QENA”, ROMAJË

  7. ANSAMBLI “ISA BOLETINI”, ROGOVË / GJAKOVË

NATA E TRETË

  1. SHKA “BAJRAM CURRI”, KRUSHË E MADHE / RAHOVEC

  2. ANSAMBLI “XHAVIT HAZIRI”, OBILIQ

  3. ANSAMBLI “MITROVICA”, MITROVICË

  4. RAPSODI XHAVIT MAKSHANA, DRENOC / RAHOVEC

  5. SHKA “JAHI HASANI”, ÇEGRAN / GOSTIVAR

  6. SHKA “SCAMPA”, ELBASAN

  7. SHKA “BRESANA”, DRAGASH.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …