Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Kalabri të Italisë. Për dy ditë ai ka zhvilluar shumë aktivitete me arbëreshët atje. Sot ai ka bërë homazhe tek varri i poetit, Jeronim De Rada. “Arbëreshët i kanë dhënë kuptim Rilindjes Kombëtare, në krye me kolosin e letërsisë Jeronim De Rada. Sot, bëra homazhe të varri i De Radës dhe vizitova shtëpinë e tij në Maqi, ku takova edhe komunitetin arbëresh dhe Shoqatën Kulturore “Jeronim De Rada”. Sheshi i Maqit vlonte prej gjallërisë dhe të folurës arbërishte. Për kontributin e shquar kulturor, shoqatën “Jeronim De Rada” e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave”, ka shkruar në një postim të tij Thaçi.
![Kryetari Thaçi bën homazhe tek varri i De Radës](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/thaci-derada-660x330.jpg)