Thaçi: Bajrain tolerant

Thaçi: Në procesin e ardhshëm unë shoh pengesa edhe më të mëdha nga autoritet e Serbisë, por shpresoj…

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për medie ka dhënë detaje nga dita e djeshme e takimeve në Bruksel. Të gjithë në mënyrë unike kemi paraqitur qëndrimin e institucioneve në favor të dialogut dhe negociatave me Serbinë, por në të njëjtën kohë me përkushtimin tonë se ky proces do të mbyllet me njohjen reciproke Kosovë- Serbi”. Thaçi më tej shtoi se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, ndërtimi i fqinjësisë së mirë paraqet paqe dhe stabilitet për të gjithë vendet e rajonit perëndimor. Takimi i djeshëm ka qenë më i shkurtri në gjashtë vitet e fundit, dhe më i vështiri dhe më i rëndi. Nuk është e lehtë të bisedoje me Vuçiqin i cili mendon që ende Kosova është pjesë e Serbisë,  apo zemër e Serbisë. Ky pozicion i Vuçiqit është larg realitetit. Si lider e kemi obligim që ta qartësojmë opinionin tonë. Kushdo që vjen në pushtet në Serbi duhet ta kuptojë që Kosova është shtet i pavarur. Kërkesa e Kosovës është e qartë, duhet të ndodh njohja formale nga Serbia ndaj shtetit të Kosovës dhe anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, u shpreh Thaçi. Në procesin e ardhshëm unë shoh pengesa edhe më të mëdha nga autoritet e Serbisë, por në të njëjtën kohë më mban shpresa e arritjes së një marrëveshje. Uroj që ditët e ardhshme të kalojnë pa ndonjë incident dhe të vazhdoj procesi në mënyrë dinake deri tek arritja e një marrëveshje”, tha Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …