Hashim Thaçi

Kryetari Thaçi: Deklaratat nga Amerika duhet të merren seriozisht, lidhur me këmbimin e territoreve me Serbinë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka pranuar të flasë për deklaratat e  ambasadorit amerikan, Greg Delawie, lidhur me  mundësinë e këmbimit të territoreve në mes Kosovës e Serbisë, sikur ndodh zakonisht në situata të tilla por ka nënvizuar si shpeshherë deri tani se  marrëveshja do të jetë shumë e vështirë dhe dhembshme për Kosovën. Po ashtu ai ka pranuar se çështja e Kosovës do të zgjidhet ashtu sikur thonë partnerët. Sipas tij Kosova në asnjë rrethanë nuk guxon ta marrë përgjegjësinë e dështimit të këtij procesi sepse do të cenojë raportet me Amerikën, ndërsa ka shtuar se deklaratat e autoriteteve  amerikane duhet të merren seriozisht. Marrëveshja përfundimtare do të arrihet mes Amerikës  dhe BE-në”, tha Thaçi për KTV, duke lënë të kuptohet se Kosova pavarësisht se ka shpallur pavarësinë nuk do të pyetet për fatin e saj në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …