Në shkëmbim territoresh, Kosova fiton 70.000 shqiptarë dhe tri komuna, Serbia merr tri komuna dhe 40.000 serbë

Disa medie të Zvicrës  shkruajnë për mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Veriut të Kosovës të banuar nga rreth 40 mijë serbë dhe tri komunave shqiptare në jug të Serbisë, të banuar nga 70 mijë shqiptarë. Prej kohësh diskutohet mundësia e shkëmbimit të territoreve. Shqiptarët në jug të Serbisë kërkojnë prej kohësh të njëjta të drejta si serbët në Kosovë. Reciprocitet tashmë ka sugjerimin e shkëmbimit të territoreve”.  Mundësia e shkëmbimit nuk është paraparë nga plani i Ahtisarit, megjithatë kjo mund të legjitimohet nga vetë palët: kosovarët dhe serbët. Në komunat ku preken nga shkëmbimi i territoreve mund të mbahet një “referendum kaskadë” që do të legjitimonte ndarjen me një votë plebishitare. “Ndarja mund të arrihet nëse e lejojnë të gjithë partitë. 19 vjet pas përfundimit të luftës, komuniteti ndërkombëtar e ka kuptuar se marrëveshja afatgjate mund të arrihet vetëm përmes ish-armiqve.

Kontrolloni gjithashtu

Senati amerikan miratoi një projektligj ndërpartiak, që synon angazhim më të shtuar të Amerikës në Ballkanin Perëndimor

Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, …