Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se institucionet nuk do të lejojë cenimin kushtetues dhe ligjor të vendit tonë. “Institucionet e Kosovës do ta ruajnë dhe respektojnë në tërësi Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Thaçi në një konferencë për medie. Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk do të ketë as ndarje, as autonomi dhe as shkëmbim të territoreve me Serbinë. Në këtë kontekst, Thaçi ka thënë se janë duke punuar që Presheva Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës.
