Kryetari Thaçi: Jemi mirënjohës për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës në çdo forum

Kryetari Thaçi: Jemi mirënjohës për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës në çdo forum

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të deputetëve të Kuvendit të Kroacisë, të shoqëruar nga ambasadorja kroate, Maria Kapitanoviq, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi. Ai ka theksuar se do të angazhohet për avancim të përfaqësimit të komunitetit kroat në institucionet e Kosovës. E çmoj miqësinë historike me Kroacinë. Jemi mirënjohës për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës në çdo forum”, ka thënë Thaçi. Ndërsa, ambasadorja Kapitanoviq tha se Kosova dhe Kroacia kanë shumë ura që i lidhin, e më e vlefshmja janë komunitetet respektive, ai shqiptar në Kroaci dhe ai kroat në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri Ejup Maqedonci merr pjesë në ministerialin e iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut në Sarajevë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, po qëndron në Sarajevë për të marrë pjesë …