Brickos

Nitaj: Haradinaj nuk mund të kushtëzohet nga asnjë grupim politik shqiptar apo serb në Kuvendin e Kosovës

Nitaj: Haradinaj nuk mund të kushtëzohet nga asnjë grupim politik shqiptar apo serb në Kuvendin e Kosovës

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se Ramush Haradinaj mund të jetë njëri prej politikanëve më bujar në Kosovë, por që sipas tij bujaria e tij nuk mund të shkojë deri aty sa të mund të pranojë të jetë i kushtëzuar nga çfarëdo grupimi politik, shqiptar apo me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës.

“Ramush Haradinaj, mund të jetë njëri prej politikanëve më të sinqertë e më bujar që ka njohur Kosova ndonjëherë. Por kjo nuk nënkupton që bujaria e tij mund të shkojë deri aty, sa që ai mund të pranojë të jetë i kushtëzuar nga çfarëdo grupimi politik, shqiptar apo me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës. Ai për hirë të një stabiliteti politik, ka bërë kompromise të mëdha në dëm të partisë që e drejton, por këtu përfundojnë të gjitha kompromiset e tij”, ka shkruar Nitaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …