Kryetari Thaçi

Kryetari Thaçi, ka hedhur poshtë pretendimet se ishte i përfshirë në krime lufte

Kryetari i sapo zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për “Die Presse”, ka thënë së akuzat serbe për trafikim organesh janë shpikje e çmendur. “Këto akuza janë një shpikje e çmendur. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Prandaj, Kuvendi i Kosovës ka miratuar krijimin e Gjykatës Speciale. Unë personalisht e kam mbështetur, sepse unë e shoh atë si një avantazh për Kosovën. Në këtë kontekst Thaçi, ka thënë se UÇK-ja i ka shkelur vetëm ligjet e Sllobodan Millosheviqit. “Ne nuk duhet të paragjykojmë vijueshmërinë e procesit të gjykatës. UÇK-ja nuk i ka shkelur rregullat ndërkombëtare. Ne i kemi shkelur vetëm ligjet e diktatorit serb Sllobodan Millosheviq, dhe unë jam krenar për këtë”, është shprehur ai. Thaçi ka folur edhe për zhvillimet e brendshme në Kosovë. Ai ka thënë se është zgjedhur president në mënyrë legjitime. Thaçi ka deklaruar se do të jetë president i të gjithëve dhe ka ftuar opozitën që ta mbështesë procesin e dialogut me Serbinë. Duke iu referuar akuzave të opozitës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Thaçi ka deklaruar se Kosova nuk do të ndahet.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Britania me rol kyç në dëshmitë ndaj Thaçit në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitë e thirrura në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi po …