Kryetari Thaçi: Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Kryetari Thaçi, ka mirëpritur ftesën e Riçard Grenellit, për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi me 27 qershor

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur ftesën e Richard Grenell, për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi me datën 27 qershor. Thaçi përmes një postimi në Twitter ka shkruar se udhëheqja dhe mbështetja amerikane kanë qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e prosperuar të Kosovës. “Prandaj, unë mirëpres ftesën për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump”, ka shkruar Thaçi në Twitter. Ndryshe, i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, njoftoi se qeveritë e këtyre dy vendeve janë pajtuar që të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë. Përmes një postimi në Twitter, Grenell tha se Serbia janë pajtuar që të pezullojnë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe për të kërkuar anëtarësime ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …