GGrenell - Biden: Asgjë nuk do të avancojë para zgjedhjeve në SHBA, Kosova dhe Serbia do të detyrohen të presin përsëri

I emëruari amerikan në bisedimet Kosovë-Serbi, Riçard Grenell thotë se palët do të takohen në Uashington më 27 qershor

I emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, njoftoi se qeveritë e këtyre dy vendeve janë pajtuar që të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, pasi palët janë pajtuar që t’i heqin pengesat për dialog. Grenell tha se Serbia u pajtua që të pezullojë përkohësisht fushatën e pezullimit të njohjeve  të pavarësisë së Kosovës. Sapo pranova angazhimin e qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të pezulluar përkohësisht fushatën e tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga disa shtete dhe për të kërkuar anëtarësime ndërkombëtare, me qëllim që të takohemi në Uashington,  në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, për të biseduar për dialogun. Nëse njëra palë nuk është e kënaqur me bisedimet e 27 qershorit, ato mund të kthehen sërish në status quo, pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, ne së pari duhet të bëjnë përparim në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mirëpres këto diskutime”, ka shkruar Grenell.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …