Ministri Zemaj apelon qytetarët që ta shtojnë kujdesin dhe të shkojmë duke ulur infektimin me virusin korona

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se rastet e fundit me coronavirus në Kosovë, janë pasojë e papërgjegjësisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se rastet e fundit me coronavirus në Kosovë, janë pasojë e papërgjegjësisë. Shifrat  sa i përket të infektuarve me COVID-19 janë shqetësuese. “Ky numër shpërfaq pakujdesinë tonë të përgjithshme pas lirimit të masave. Mbi të gjitha ky numër tregon papërgjegjësinë e qytetarëve për ta ruajtur jetën e vet dhe të tjerëve.  Zemaj thotë se lirimi më i madh i masave u bë në fund të qeverisjes së kaluar. “Edhe hapja e çerdheve dhe  kopshteve u bë pa paralajmërim paraprak. U hapën menjëherë edhe kufijtë tokësorë. Pra hapja e shumë sektorëve u bë në mënyrë të menjëhershme”. Ministri i Shëndetësisë thotë se nga nesër do të aktivizohen edhe 200 zyrtarë që do të kontrollojnë pikat doganore apo përmes inspektorëve të shqyrtojë masat ndëshkuese për ata që shkelin rregullat”, tha ndër të tjera Armend Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …