Brickos

Liderët e 27 shteteve të BE-së janë duke zhvilluar takimin e tyre të përbashkët në Sofje të Bullgarisë

Kryetari Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe ministri i Jashtëm Pacolli e përfaqesojnë Kosovën në Samitin e Sofjes

Delegacioni kosovar, i cili do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes më 17 maj, do të udhëhiqet nga kryetari i vendit Hashim Thaçi. Pjesë e këtij delegacioni, pos kreut të shtetit, do të jetë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli. Ndërsa zyrtarë nga Presidenca janë shprehur të bindur se Kosova do të jetë e barabartë me të gjitha shtetet pjesëmarrëse në këtë samit, ku pritet të takohen zyrtarët e Bashkimit Evropian me ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ardian Arifaj, këshilltar i kryetarit Thaçi, ka përjashtuar mundësinë që shtetet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të paraqesin ndonjë problem. “Ka pasur disa rezerva në fillim, por si Kosovë i jemi shumë mirënjohës Bullgarisë së pari si organizatore, si nikoqire e pastaj shteteve të tjera që e kanë njohur Kosovën, që kanë insistuar në atë që samiti ka kuptim vetëm nëse mbahet me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …