Hashim Thaçi thotë se individë të caktuar me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion

Thaçi: Nisma e deputetëve për Specialen nuk është kërkesë për ta sfiduar atë, por është alternativë

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nisma e deputetëve për Gjykatën Speciale nuk është një kërkesë për të sfiduar gjykatën, por është alternativë, sikurse që kanë edhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë: Kroacia, Bosnja dhe Serbia. Thaçi në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” ka thënë se nuk i inkurajon deputetët rreth kësaj nisme, por nëse Kuvendi e aprovon atë, ai do ta nënshkruante si kryetar. Ai u bën thirrje deputetëve që me urgjencë ta ratifikojnë Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe ta evitojnë izolimin e mëtutjeshëm të Kosovës. Ndërsa në lidhje me dialogun me Serbinë, kryetari është shprehur se është i gatshëm t’i prijë edhe fazës finale deri në njohjen reciproke mes dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …