Kryetari Thaçi

Kryetari, Thaçi i referohet luftës së fundit si ‘luftë ndër-etnike’

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete, ka folur për gjendjen e pakicave në Kosovë, për të arriturat e deritashme si dhe për punën që duhet bërë në të ardhmen. Në fjalën e tij, kryetari Thaçi theksoi se Kosova është bërë shembull për rajonin në ndërtimin e një shoqërie multi-kulturore, ku të gjithë, pa dallim përkatësie etnike ruajnë dhe kultivojnë identitetin e tyre. “Në negociatat për ndërtimin e shtetit të Kosovës treguam pjekuri dhe vizion politik, duke pranuar provizione që akomodonin të gjitha komunitetet. Kemi ndërtuar mekanizma për të inkurajuar pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, pa marrë parasysh numrin e tyre, në jetën publike e institucionale në Kosovë”, ka deklaruar Thaçi. Më tej gjatë fjalimit të tij, kryetari Thaçi iu referua luftës së fundit si ‘luftë ndër-etnike’, pavarësisht se ajo nuk ka qenë e tillë meqë ajo u zhvillua midis ushtrisë dhe policisë së Serbisë dhe forcave të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …