Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë t’i hetojnë manipulimet me listat e veteranëve. Ai ka shkruar se qytetarët duhet të kenë qartësi të plotë në këtë proces duke Shtuar së UÇK-ja është vlera më sublime e popullit dhe shtetit tonë. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera më sublime e popullit dhe shtetit të Kosovës. Kushdo që mundohet të abuzojë me të, meriton ndëshkimin maksimal të institucioneve të drejtësisë. I ftoj autoritetet e drejtësisë që hetimit për abuzimet e mundshme me listat e veteranëve t’i shkojnë deri në fund. Qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë qartësi të plotë për këtë proces të rëndësishëm, në mënyrë që vetëm veteranët e vërtetë të përfitojnë nga përkrahja institucionale”, ka shkruar Thaçi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
