Haradinaj takon këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Matthias Leuttenberg dhe Jan Hecker

Kryeministri Haradinaj thotë se ndryshimi i kufijve nënkupton luftë dhe i konvenon vetëm Putinit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton luftë. Në një intervistë për “The Irish Times” ka thënë se nëse hapen sërisht çështjet të cilat veç se janë mbyllur, kjo njëkohësisht do të shkaktonte edhe luftëra të reja. “Kjo do të thoshte luftë. Nëse i rihapim çështjet për të cilat veç jemi pajtuar, pra ta rihapim të kaluarën,  dhe hapja e të kaluarës në regjionin tonë nënkupton edhe hapje të luftërave të reja”, ka thënë Haradinaj, transmeton lajmi.net. Sipas Haradinajt, një gjë e tillë do të shkaktone hapjen e Kutisë së Pandorës dhe do të shkaktonte prishje të stabilitetit edhe në regjion. “Kjo do të shkaktonte hapjen e Kutisë së Pandorës, dhe do të godiste jo vetëm stabilitetin tonë, por edhe atë të fqinjëve tanë. Mendoj që kjo është mënyra e gabuar që të lejojmë diskutime dhe retorika mbi kufijtë dhe territoret”, ka thënë tutje Haradinaj. Haradinaj po ashtu ka shtuar se se shpreson që liderët botërorë sa më shpejtë që të jetë e mundur t’ua bëjnë me dije të dy palëve që të respektojnë marrëveshjet e Brukselit dhe të mos diskutojnë më për këto çështje. Ndërsa i pyetur se kujt do t’i konvenonte ndarje e territoreve, Haradinaj është përgjigjigjur shkurtë. “Vetëm një njeriut, Putinit”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …