Kryetari Veseli vizitoj Junikun

 

Në nderim të 20 -të vjetorit të rënies së pishtarëve të parë të UÇK-së, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli me bashkëpunëtor dhe me përfaqësuesin e veteranëve të UÇK-së z. Nasim Haradinaj, të pritur nga Kryetari i Komunës së Junikut z. Agron Kuçi së bashku vizituan familjen e Heroit të Kombit Gjeneral Edmond Hoxha, ku u priten nga nëna Nurie dhe familja e gjerë.

Me këtë rast Kryetari i Kuvendit z. Kadri Veseli, përfaqësuesi i veteranëve të UÇK-së z. Nasim Haradinaj dhe Kryetari i Komunës së Junikut z. Agron Kuçi ndanë certifikatën e veteranit Dëshmor, Hero i Kosovës pishtarit të parë të UÇK-së Edmond Hoxhës.

Më pastaj vazhduan me agjendën e tyre duke bërë homazhe te shtatorja e Heroit, gjeneral Edmond Hoxha, lapidarit të dëshmoreve dhe martireve të Junikut, tek varri i atdhetarit dhe patriotit Xhavit Hoxhaj, për të vazhduar me homazhe tek lapidari i Heroit të Kombit Bedri Shala.

Gjatë kësaj vizite Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli, u prit nga Kryetari i Komunës së Junikut z. Agron Kuçi, me ç‘rast Kryetari Kuçi e njoftoj z. Veseli me zhvillimet e përgjithshme të Komunës së Junikut dhe e njoftoj për objektivat mbi të ardhmen e kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …