Kryetarja e Komisionit Evropian, vlerëson rolin e Shqipërisë në NATO, aleanca më të madhe ushtarake në botë

Kryetarja e sapo zgjedhur  e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerëson rolin e Shqipërisë në aleancën më të madhe ushtarake në botë, NATO. Gjatë ceremonisë së organizuar në Berlin, për nder të saj, ish-ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, tanimë presidente e KE, i shprehu nominalisht ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka vlerësimet për rolin e saj në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe NATO, duke e cilësuar vendin tonë si një aleat të denjë. “Gjithmonë kam admiruar rrugëtimin tënd pasi u bëre pjesë e tryezës së NATO. Jam e lumtur që sot Shqipëria është një anëtar i denjë i Aleancës”, iu drejtua zonja von der Leyen, ministres Xhaçka. Edhe kancelaria gjermane. Angela Merkel përshëndeti përzemërsisht ministren Xhacka, me të cilën, bashkë me 200 të ftuar të tjerë ndoqën ceremoninë zyrtare të largimit nga detyra të znj. Von der Leyen dhe vijimin, në postin e ministrit të mbrojtjes së Gjermanisë të Annegret Kramp-Karrenbauer. Znj. Ursula von der Leyen është e para grua që zgjidhet presidente e Komisionit Evropian dhe pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më datë 1 nëntor 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …