Një delegacion i Vetëvendosjes në krye me Albin Kurtin priti në takim ambasadorin anglez, Ruairi O’Connell

Sot, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kryesuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, dhe dy deputetet e Kuvendit të Republikës se Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Fitore Pacolli, pritën në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, dhe Sekretarin Politik Samuel Paice. Ambadasorin e falënderuan për bashkëpunimin gjatë misionit të tij në Kosovë dhe për qasjen e sinqertë që kishte në relacion me institucionet e vendit tonë. “Gjatë këtyre viteve, Ambasadori O’Connell gjithashtu dha një kontribut drejt avancimit të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kurti e theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të parakohshme që pritet të shpallën së shpejti, dhe, domosdoshmërinë e ardhjes së një qeverie të re, e cila në theks ka luftimin e krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik për punësim, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, e sidomos përmirësimin e cilësisë së arsimit e shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Glauk Konjufca thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse

Pesë ditë vendimtare për Konjufcën, partitë mbajnë qëndrimet, zgjedhjet duken të pashmangshme

Mandatarit për formimin e Qeverisë së re, Glauk Konjufca, po i afrohet afati ligjor prej …