Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka reaguar pas publikimit të videos nga diaspora lidhur me keqpërdorimin e votave

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka reaguar pas publikimit të videos nga diaspora lidhur me keqpërdorimin e votave

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka reaguar pas publikimit të videos nga diaspora lidhur me keqpërdorimin e votave. Daka ka thënë se duhet argumentuar nëse kjo video është e vërtetë, derisa thotë se është shqetësuese dhe shton se votimi jashtë Kosovës mund të cenohet lehtë. Ajo më tej ka thënë se KQZ-ja do të bëjnë vërtetimin e dokumenteve, ndërsa çështja e manipulimit do të jetë në dorën e policisë dhe prokurorisë. Me tej, Daka ka thënë se ekziston rreziku i integritetit të këtyre votave, derisa rikujtoj se në vitin 2013, KQZ-ja ka anuluar mijëra vota të cilat kanë qenë në mënyrë të fabrikuar. Në medie është publikuar një video ku shihen disa persona duke mbushur mbi 50 fletëvotime.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci

Lulzim Peci: Amerikanët nuk do të jenë pjesë e marrëveshjes së dialogut Kosovë–Serbi

Analisti Lulzim Peci ka komentuar takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi, …