Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq i kërkon Qipros të pengojë Kosovën në organizmat ndërkombëtarë

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq i kërkon Qipros ta pengojë Kosovën në organizmat ndërkombëtarë

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, ka falënderuar kryetarin qipriot për mbështetjen që ai i ka dhënë Serbisë në raport me Kosovën. Ajo veç tjerash theksoi se “është për të falënderuar mbështetja qipriote në pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtarë, duke përkujtuar gjendjen e rëndë të objekteve fetare në Kosovë”, njoftojnë mediat serbe. Ndërkaq, nga ana e tij, kryetari qipriot, Nikos Anastasiadis, përsëriti qëndrimin e tij se Qipro nuk do ta njohë Kosovën si shtet, derisa në fuqi është rezoluta 1244.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …