Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka kërkuar nga BE-ja dhe NATO-ja të reagojnë kundër deklaratës së Aleksandër Vuçiqit

Ushtruesja e detyrës së kryetares dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka kërkuar nga BE-ja dhe NATO-ja të reagojnë kundër deklaratës së Aleksandër Vuçiqit i cili ka thënë se konflikti në Nagorno-Karabak ka treguar shembull se si është një konflikt i ngrirë dhe që kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë një katastrofë të vërtetë,  duke aluduar në zgjidhjen e problemit të Kosovës me luftë, ashtu sikur Azerbajxhan i  kundër Armenisë.  “Unë pres që Bashkimi Evropian dhe NATO t’i përgjigjen këtij kërcënimi të bërë nga Vuçiq”, ka shkruar  zonja Osmani, e cila mbetur për ta udhëhequr vendin në këtë kohë krize  nga të gjitha anët.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …