Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor

Kryetarja e trupit gjykues të Gjykatës Speciale, bëri të ditur se gjykimi kundër, Pjetër Shalës do të rifillojë më 9 janar 2024

Kryetarja e trupit gjykues,  të Gjykatës Speciale në Hagë, ka njoftuar se gjykimi kundër Pjetër Shalës do të rifillojë më 9 janar 2024.  Ajo dha katër urdhra me gojë në këtë çështje gjyqësore. Gjyqtarja dha urdhër që përfshinte mbylljen e afatit për paraqitjen e provave nga mbrojtja. Trupi gjykues ka caktuar 15 janarin e vitit  2024 ku parashikohet që të bëhet mbyllja e paraqitjes së provave nga mbrojtja. Njëri prej urdhrave ishte lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Pjetër Shalës, për të thirrur dëshmitarin ekspert, Stefan Learts që të jep dëshmi në sallën e gjyqit. Trupi gjykues nuk pajtohet me argumentin e mbrojtjes se akt-ekspertiza e z. Lerts dhe përgjigjet me shkrim janë të pamjaftueshme dhe se palët janë të paqarta dhe për rrjedhojë ai duhet të vijë fizikisht. Rrjedhimisht, trupi gjykues konstaton se mbrojtja nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme për të thirrur z. Lerts që të jep dëshmi në sallën e gjyqit fizikisht dhe rrezon kërkesën e mbrojtjes lidhur me këtë pikë”, tha gjykatësja, Foglia.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …