Vjosa Osmani

Kryetarja, parashihte të ndante 5 mijë euro në vit, për të blerë vetëm lule, pa taletisjet e tjera të zakonshme e të përditshme

Presidenca e Kosovës ka përmbyllur tenderin për furnizim me lule për nevojat e kryetares, Vjosa Raif Osmani, Nga 5.000 euro sa i kishte parashikuar t’i shpenzonte për këtë destinim  për 12 muajt e ardhshëm,  megjithatë, bëhet e ditur se  çmimi  i kushtoi më lirë sesa e kishte parashikuar. Tenderin e ka fituar kompania “Lulishtja Labi”, me vlerë të përgjithshme të kontratës prej 3.680 euro për lule-lajlet e zonjës kryetare, në kohën kur dhjetëra mijëra familje pa asnjë të zënë me punë, marrin nga 100 euro në muaj asistencë sociale nga buxheti i Kosovës, ndërsa kryetarja  me burrin e saj marrin rreth 70.000 euro të ardhura vjetore nga Buxheti i Kosovës. Kjo është qeverisja sociale e majtistit të thekur, Albin Kurti dhe e zonjës shumë të djathtë, Vjosa Osmani. Kjo paska qenë kauza e cila sërish i ka ndezur turbinat e vuvuzelet e fushatës  për të fituar edhe ndonjë komunë në zgjedhjet e 17 tetorit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …