Robert Bosh

Robert Bosch: Serbia me ndihmën e Lajçakut, po shton presionin ndaj Kosovës për të vazhduar jetësimin e AKS-së

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ndër të vetmit diplomatë të drejtë e korrektë që ka Holanda ndaj çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve përgjithësisht,  ka thënë se Serbia me ndihmën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po shton presionin ndaj Kosovës për të vazhduar me Asociacionin e Komunave Serbe. Sipas tij, Kosova duhet të jetë e fortë dhe të zbatojë vetëm Asociacionin e ndryshuar nga Gjykata Kushtetuese. “Kjo është gjëja e duhur për të bërë në vendin ku sundimi i ligjit ka përparësi. Kjo duhet theksuar ndaj të gjitha vendeve mike”, ka shkruar, Robert Bosh, i cili ka mbajtur dhe mban një qëndrim korrekt, të drejtë dhe realist ndaj Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …