Vjosa Osmani

Kryetarja, Vjosa Osmani, nuk ka pranuar që ndërhyrjen kirurgjike për heqjen e kilogramëve ta kryente në QKUK

Kryetarja Vjosa Osmani nuk ka pranuar që ndërhyrjen kirurgjike për heqjen e kilogramëve ta kryente në QKUK, por kishte shkuar në,  Turqi. Intervenimin kirurgjik e mbajti  fshehtë edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pavarësisht se  Kushtetuta e obligon kryetarin e shtetit që gjatë asaj kohe, përgjegjësitë presidenciale t’ia kalojë kryetarit të Kuvendit. Zonja Osmani nuk është e vetmja e cila zgjodhi që të kryente jashtë vendit trajtimin shëndetësor që ofrohet edhe në QKUK. Njësoj kanë vepruar edhe Isa Mustafa,  Xhavit Haliti, Bujar Bukoshi, të cilët, përveç të tjerash, morën edhe  mijëra euro financim nga buxheti i shtetit për t’u shëruar  jashtë shtetit. Veprimet e tilla të krerëve të lartë të Shtetit  për kryetarin e Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra, janë diskriminuese përballë  qytetarëve të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka tërhequr …