Brickos

Ylli Zeka: 298 aktakuza 55 prej tyre kanë qenë të profilit të lartë si, Jetmire Vrenezi, asnjëri nga ata nuk mbajtur asnjë ditë burg efektiv

Ylli Zeka: 298 aktakuza 55 prej tyre kanë qenë të profilit të lartë si, Jetmire Vrenezi, asnjëri nga ata nuk mbajtur asnjë ditë burg efektiv

Ylli Zeka nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili ka monitoruar raste të profileve të larta thotë se për 13 vite asnjë zyrtarë i profileve të larta politike nuk ka vuajtur dënim efektiv për shkelje të ligjit. “Në këtë periudhë gati 13-vjeçare që nga shpallja e pavarësisë, kemi pasur 298 aktakuza ndaj pjesëtarëve të subjekteve politike, qoftë këta kandidatë, deputetë, ministra. Dorëheqja në këto raste kanë qenë shumë të rralla dhe të njëjtë kanë vazhduar detyrën e tyre me aktakuza. Pra vetëm tetë persona kanë dhënë dorëheqje nga pozitat publike për shkak se ndaj tyre janë ngritur aktakuza”, tha Zeka.  Sipas Zekës edhe deputetja e Vetëvendosjes, Jetmire Vrenezi  e dënura tri vjet burg është njëra nga to që pavarësisht se ka vendim gjykate, ajo vazhdon detyrën. Përfaqësuesi i IKD-së thotë se nga këto 298 aktakuza 55 prej tyre kanë qenë të profilit të lartë siç është edhe deputetja Jetmire Vrenezi. Mirëpo asnjëri prej këtyre profileve nuk e kanë mbajtur asnjë ditë burg efektiv. Nuk kam shpresa edhe me rastin e deputetes Vrenezi se do të vërtetohet dënimi edhe nga Apeli pasi kemi pasur dështim në hetime, ose nëse ka pasur aktakuzë të dobët që është rrëzuar qysh në shkallën e parë të gjyqësorit. Nëse ka kaluar edhe shkallën e parë ajo gjithqysh është rrëzuar në Apel”, deklaroi tutje Zeka.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …