leoni

Fahran Haq: OKB-ja përkrah diskutimin midis Prishtinës dhe Beogradit edhe për shkëmbim të territoreve

KS i OKB-së mban mbledhje për të diskutuar për protestat në Iran

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mban mbledhje urgjente për të diskutuar për protestat në Iran. Mbledhja është thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndonëse është kundërshtuar nga Rusia. Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, ka kërkuar takimin më herët gjatë javës, në atë që ajo e ka cilësuar si përpjekje për të “përforcuar” mesazhin për protestuesit kundër Qeverisë, ndonëse Rusia ka thënë se një takim i tillë do të jetë “i dëmshëm dhe destruktiv”. Ambasadorja amerikane, Nikki Haley, ka shtuar më tutje se OKB-ja duhet të deklarohet patjetër për këto protesta dhe reagimin e Qeverisë së Iranit ndaj tyre. Kjo është çështje e të drejtave thelbësore për popullin iranian, mirëpo është edhe çështje për paqe dhe siguri ndërkombëtare”. Nga ana tjetër, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, ka thënë se ne nuk shohim ndonjë rol të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në këtë çështje, punët e brendshme të Iranit nuk kanë të bëjnë asgjë me rolin e këtij Këshilli.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …