Kuçi: Prodhimet e "Solidit" blihen nga shtete të ndryshme por jo nga institucionet e Kosovës

Kuçi: Prodhimet e “Solidit” blihen nga shtete të ndryshme por jo nga institucionet e Kosovës

Pronari i kompanisë së shquar “ Solid” që ka depërtuar suksesshëm edhe në treguan evropian, Shefqet Kuçi ka deklaruar se përderisa prodhimet e kësaj kompanie blihen nga shtete të ndryshme të botës, produktet e saj nuk blihen nga institucionet e Kosovës. Ai ka deklaruar për Ekonomia Online se rreth 76 për qind e prodhimeve të tyre i eksportojnë për brende të njohura të Italisë, Francës, Gjermanisë dhe shteteve të tjera. “Problemi më i madh këtu që si kompani na mundon është se përderisa ne eksportojmë mbi 76 për qind dhe Evropa e mirëpret prodhimin tonë, atëherë pse Kosova nuk i përdor prodhimet tona, e në veçanti dua të flasë për shtetin, sepse institucionet tona nuk marrin çizme për policinë e ushtrinë. Këpucën gjithashtu për institucionet nuk e marrin. Kemi informata se e marrin prej atij vendi që vazhdimisht e kanë marrë, ne kemi prodhuar një kohë për policinë këpucën, çizmen por shumë raste e kemi marrë me një çmim 24 euro, që është çmim qesharak  krahasuar me çfarë (çmimi) e kanë marrë” ka theksuar pronari i kompanisë së shquar “ Solid” që ka depërtuar suksesshëm edhe në treguan evropian, Shefqet Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …