leoni

Agim Shahini

Ekspertët e ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen se gjendja e tensionuar në veri po shkakton probleme në ekonomi

Ekspertët e ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen se gjendja e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës,  po shkakton probleme në ekonomi. Ata kanë thënë se imazhi që është duke u krijuar për Kosovën është demotivues për bizneset që duan të investojnë në vendin tonë. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka thënë për Ekonomia Online se veriu i Kosovës është bërë kanceri dhe zona më e rrezikshme në Ballkan sa i përket imazhit, investimeve dhe integrimit të Kosovës. Është peng i politikave të gabuara vendore e ndërkombëtare dhe këtë po e vuan edhe ekonomia për shkak se gazetat më prestigjioze botërore e kanë përcjellë ngjarjen e veriut e sidomos ato skenat të cilët pamëshirshëm sulmohen ushtarët paqeruajtës të KFOR-it. “Kjo dërgon një imazh të keq për neve sepse atje nuk ekziston sovraniteti i Kosovës ku mbikëqyrjen e kanë institucionet e Kosovës por institucionet legale dhe kriminale të vendeve të ndryshme në krye me Serbinë” ka theksuar ekonomisti, Agim Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …