Protestuesit në Serbi kanë paralajmëruar radikalizim të tyre nëse nuk ju plotësohen  kërkesat nga Qeveria

Protestuesit në Serbi kanë paralajmëruar radikalizim të tyre nëse nuk ju plotësohen  kërkesat nga Qeveria. Protesta me moton “Serbia kundër dhunës” janë mbajtur në Beograd, Novi Sad, Nish dhe Kragujevc. Protestat filluan pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë në fillim të majit. Protestuesit po kërkojnë shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, të anëtarëve të Rregullatorit të Mediave Elektronike dhe udhëheqjen e Shërbimit Publik të Serbisë. Nga ana tjetër, autoritetet më të larta të Serbisë kanë thënë se nuk do t’i bëjnë këto shkarkime pasi ata po bëjnë siç duhet punën e tyre. Pjesëmarrës në mesin e protestuesve kanë thënë se gjeneratat e mëparshme në vitet ’90 kishin rrëzuar regjimin që kishte promovuar dhunë. “Ata patën sukses, dhe tani na përket ne që ta rrëzojmë regjimin e njëjtë. Studentët më nuk do të qëndrojnë të heshtur dhe do të veprojnë ndaj çdo padrejtësie që do të bëhet” janë cituar të kenë deklaruar pjesëmarrës të protestës.

Kontrolloni gjithashtu

Lindner: Synimi i Putinit s’është vetëm Ukraina por edhe Evropa

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka thënë se synimi i Putinit s’është vetëm pushtimi …