Kujtim Gashi: Qeveria në ikje ka dështuar në menaxhimin e pakos ekonomike gjatë pandemisë

Kujtim Gashi: Qeveria në ikje ka dështuar në menaxhimin e pakos ekonomike gjatë pandemisë

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka reaguar lidhur me dështimet e qeverisë në ikje Kurti lidhur menaxhimin e pakos ekonomike gjatë pandemisë. Ai ka shkruar se qeveria e mashtrimit, as pakon emergjente prej 170 milionë euro nuk e ka realizuar. Gashi thotë se koalicioni i mashtrimit Vetëvendosje – LDK, injoroi pakon e propozuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së, prej 320 milionë euro, e cila përmes ligjit kishte për qëllim të përcaktoj masa të përkohshme ekonomike dhe fiskale për të lehtësuar efektet e epidemisë së virusit COVID-19 në fushën e biznesit privat, skemave sociale, ndërmarrjeve publike të nivelit qëndror dhe lokal.  Sipas tij qeveria në detyrë ka keqmenaxhuar, duke anashkaluar Kuvendin dhe duke vonuar realizimin e pakos emergjente.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Më 17 shkurt platforma “Liria ka Emër” organizon protestë në mbrojtje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë

Me moton “Drejtësi, jo politikë”, do të protestohet më 17 shkurt në orën 14:00 në …