Kryeministri, Albin Kurti, mbajti një fjalë rasti në edicionin e dhjetë të “Javës së Gruas”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik

Kurti: Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë

Kryeministri, Albin Kurti ka shkruar se marrëveshjet duhet të zbatohen dhe atë jo pjesërisht por tërësisht. Duke aluduar në Marrëveshjen e Ohrit të arritur në muajin mars në Ohër, ai ka shkruar se për atë çka është rënë dakord duhet edhe duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë.  “Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke diskutuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër Josep Borrell njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, ka shkruar kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …